Templates by BIGtheme NET

Shitën djalin tek pedofilët në ‘Darknet’,  12 vite burg për çiftin gjerman

Një grua është dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj nga një gjykatë në Gjermaninë jugore, pasi kishte shitur të birin te pedofilët në ‘Darknet’.

Gjykata e Freiburgut dënoi gjithashtu edhe partnerin e gruas, njerkun e djalit, me 12 vjet burg.

“BBC” shkruan se djali ishte vetëm nëntë vjeç kur filloi gjyqi në qershor.

Çifti gjerman, raportohet se kishin abuzuar seksualisht me djalin e tyre për të paktën dy vjet ndërsa së fundi kishin parë si mundësi atë që quhet si ‘darknet’ apo ‘rrjeti i zi i internetit’, për të shitur të birin te pedofilët.

Djali ishte larguar nga çifti përkohësisht nga punonjësit socialë, por më pas u ishte dorëzuar përsëri atyre, ndërsa në përfundim të gjyqit po jeton me prindër kujdestarë.

Përpos dënimit me burg, çifti gjerman tani duhet të paguajë edhe 42,500 euro për dëmet ndaj djalit dhe një vajze trevjeçare, e cila gjithashtu raportohet të jetë keqtrajtuar nga ata.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto