Templates by BIGtheme NET

Thaçi shkon më tej në deklaratat për ‘korrigjim kufijsh’, propozon referendum

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përsëritur edhe njëherë tjetër deklaratat për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi thotë se nuk bëhet fjalë për ndarje dhe shkëmbim territoresh por vetëm për bashkimin e Luginës me Kosovën, ndërsa propozon edhe një referendum në mënyrë që të jetë populli ai që do të vendosë për çështjen.

Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet.”, shprehet Thaçi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto