Templates by BIGtheme NET

Dua Lipa mbërrin në Prishtinë: Të huajt njohin Kosovën nga Rita Ora dhe Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur në Prishtinë dhe ka dhënë një konferencë për mediat ku theksoi se ky është vetëm fillimi i karrierës së saj. Gjithashtu ajo tregoi se nuk ka asnjë debat mes saj dhe Rita Orës, të cilën e përmendi për suksesin dhe gjithccka ka bërë për Kosovën.

Gjithmonë ka diçka më shumë me arrit, prej gjerave të vogla bëhen gjerat e mëdha. Është vetëm fillimi i karrierës. Jam e lumtur që kam njerëz që me ndihmojnë dhe më përkrahin. Kemi pasur dëshire të vijnë dhe tjerë. Kemi qef me pas Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin e shumë të tjerë, shumë e më shumë femra ne festival. Befasia është që kam më u vesh kuq e zi.

Shumë më thonë e di ku është Kosova se prej atje vjen Rita Ora, Majlinda Kelmendi dhe Bebe Rexha. Me këtë festival duam t’i tregojmë njerëzve se ka arsye që të vijnë në Kosovë. Më vjen mirë që jam sot këtu dhe do ta bëjmë ketë festival për të cilin kemi fol qysh para 2 vitesh. Ka qenë koncerti i para dy viteve që na ka bërë të mendojmë për këtë festival që të ftojmë dhe artistë të njohur ndërkombëtarë”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto