Templates by BIGtheme NET

‘Është vajzë’, Harry Kane bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti anglez Harry Kane, të cilit gjatë botërorit iu vu nofka ‘Uragani’, është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin për fansat e tij e ka dhënë vetë futbollisti i Tottenham, i cili tregon se është bërë sërish me vajzë.

“Mirë se erdhe në familje Vivienne Jane Kane. Jam shumë krenar për partneren time, e cila pati një lindje në ujë pa dhimbje dhe vuajtje”- shkruan Kane krahas një fotoje.

Kane dhe partnerja e tij Katie Goodland kanë edhe një vajzë tjetër vetëm 20 muajshe.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto