Templates by BIGtheme NET

Humb jetën në një aksident, ish-kampioni i botës në atletikë

Ish-kampioni kenian i 400 metrave me pengesë, Nicholas Bett, ka humbur jetën në një aksident automobilistik vetëm një ditë pasi konkurroi në Kampionatin Afrikan në Nigeri.

Aksidenti fatal ndodhi të mërkurën në mëngjes, pasi atleti 28-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar makinën, goditi një pengesë betoni në rrugën pranë Nandi County në Kenian perëndimore. Bett humbi kontrollin e makinës së tij, e cila u rrëzua në një hendek.

Bett ishte atleti i parë i Kenias që ka fituar një medalje ari në një garë sprinti, duke qenë një nga surprizat më të mëdha në Kampionatin Botëror 2015 në Pekin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto