Templates by BIGtheme NET

Me Modriç drejt largimit, Real Madrid “shënjestron” zëvendësuesin

Christian Eriksen duket se është drejt largimit nga Tottenham.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror” danezi është “ngopur” me eksperiencën në Premier League dhe gjatë kësaj merkatoje vere pritet të ndryshojë ambient.

Së fundmi, interes për të ka shfaqur Reali i Madridit, me kampionët në fuqi të Europës që duke parë largimin e Cristiano Ronaldos dhe thashethemeve rreth të ardhmes së Luka Modric synojnë të transferojnë në kryeqytetin spanjoll një “top-player” me Eriksen në krye të listës së dëshirave.

26 vjeçari është aktivizuar në 5 sezonet e fundit në “White Hart Lane” ku ka luajtur në 171 takime dhe shënuar 41 herë.

Kartoni i tij vlerësohet nga drejtuesit e “Gjelave” 80 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për arkat e klubit mbretërorë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto