Templates by BIGtheme NET

Merkato e rekordeve të portierëve, blerja e Alison mposhtet nga spanjolli Kepa i Chelsea

Chelsea ka arritur marrëveshje me portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga, i cili do të jetë zëvendësues i Thibaut Courtois, ndërsa do të vije për rekord botëror prej 80 milionë euro.

“Blutë” janë duke provuar tash e disa ditë që të nënshkruajnë me një portier për të zëvendësuar Thibaut Courtois, i cili ka një marrëveshje me Realin e Madridit. Portieri pritet që të jetë në stërvitje të enjten nën urdhrat e Maurizio Sarrit dhe mund të debutojë të shtunën ndaj Huddersfield.

Chelsea e ka deleguar një zyrë ligjore që t’i kryej të gjitha procedurat, madje dhe udhëtimin e portierit për në Londër. Londinezët nuk do të bëjë asnjë negociatë me Athletic Bibaon vetëm do ta paguajë klauzolën. Është i njëjti rast që ka ndodhur me Emeryc Laporten kur nënshkroi për Manchester Cityn.

Kepa pritet të zëvendësojë Thibaut Courtois që është shumë pranë kalimit te Reali i Madridit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto