Templates by BIGtheme NET

“Mund të ketë korrigjim kufijsh me Serbinë, koha e luftës ka mbaruar” – Thaçi sqaron deklaratën

Teksa u ndal tek zhurma mbi deklaratën e tij për “korrigjim” e kufirit, Thaçi e përsëriti se korrigjim duhet të ketë pasi bëhet fjalë për një kufi të gjatë me Serbinë që duhej saktësuar.

“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë. Ky proces duhet të jetë i rregullt dhe transparent për llogaridhënie, ndaj shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme, askush s’do të jetë kundër. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi. Korrigjim mund të ketë”, tha ai

Thaçi ka deklaruar se Kosova është e gatshme të ndryshojë Kushtetutën e saj nëse vendoset për bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

“Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi dhe shkëmbim. Kushdo që të ngrihet, qoftë Vuçiçi apo Daçiçi. Kosova nuk shfaq pretendime territoriale ndaj askujt. Nëse është e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës për bashkëngjitje të Medvegjes, do e ndryshojmë. S’ka të keqe këtu. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm të dekretojë, atëherë nuk është kategori kushtetuese”, theksoi Thaçi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto