Templates by BIGtheme NET

Ndryshimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë, reagon DASH

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin.

Siç shkruan Zëri i Amerikës, një zëdhënës i DASH ka thënë se “politika e kësaj administrate është e qëndrueshme: thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive”.

Politika në Kosovë dhe Serbi është përfshirë ditët e fundit nga zhurma mbi ndryshimin e mundshëm të kufijve të Kosovës, proces që do ndodhë me shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.

Propozimi i “korrigjimit” të kufijve ka ardhur nga presidenti i Kosovës, Thaçi, por është kundërshtuar fort nga faktori politik në Kosovë dhe Shqipëri.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto