Templates by BIGtheme NET

Pse princi Harry trashëgoi më shumë para nga ‘Mbretëresha Nënë’ se William

Princi William dhe Harry marrin para nga një sërë burimesh të ndryshme, por shumica e pasurisë së tyre është nga trashëgimia.

Mamaja e tyre princesha Dajana i ka lënë një trashëgimi të madhe, po ashtu edhe stërgjyshja mbretëresha Elisabeta.

Por, ndërsa pasuria e Lady Dajanës u nda në mënyrë të barabartë midis tyre, e ahstuquajtura  ‘mbretëresha nënë’ para se të vdiste kishte vendosur t’i linte princit Harry një shumë më të majme sesa princit William.

Por kjo nuk ndodh vetëm për shkak se ajo preferonte më shumë Harry-in.

Kur Mbretëresha Elisabeth II (vajza e mbretëreshës Elisabeth) të vdesë dhe princi Charles të bëhet mbret, Duka i Kembrixhit që është princi William, do të bëhet princi i ri i Uellsit.

Kjo do të thotë se ai do të marrë Dukatin e Cornwall-it, një pasuri e cila do të financojë aktivitetet publike, bamirëse dhe private të trashëgimtarit të fronit.

Princi Harry nga ana tjetër, nuk do të marrë asnjë nga këto.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto