Templates by BIGtheme NET

Pushimet s’kanë mbaruar për Ronaldon, lojëra me të dashurën në jahtin luksoz (FOTOT)

Pas ‘Kupës së Botës’ Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez kanë kaluar pushime në mbarë Europën dhe as tani që portugezi u njoh me kolegët e rinj të Juventusit, duket se pushimet për ta ende nuk kanë mbaruar.

Cristiano dhe Georgina këtë të martë shijuan një ditë të këndshme në një jaht luksoz në Ibiza. Futbollisti duket më i dashuruar se kurrë dhe nuk i jepte fund lojërave me të dashurën e tij.

Paparacët kanë publikuar disa foto ku Ronaldo shihet teksa e hedh Georginën në det.

Pavarësisht se ka vetëm 9 muaj që ka sjellë në jetë një fëmijë, e dashura e Ronaldos duket të jetë në formë perfekte trupore.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto