Templates by BIGtheme NET

Të shtëna me armë në spitalin në New York

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në një spital në periferi të New York-ut. Mediat amerikane raportojnë se policia ka mbërritur në vendngjarje, pas raportimeve për të shtëna me armë.

Policia ka bllokuar hyrjen e Qendrës Mjekësore të Westchester, ndërsa punonjësit e spitalit u panë të mbledhur jashtë spitalit me veshjet e tyre të laboratorit, në fotografitë që po qarkullojnë në mediat sociale.

Zyrtarët e policisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të mediave për informacion, duke qenë se ngjarja është ende në zhvillim.

Sakaq, deri më tani nuk flitet për të lënduar.

Vijon…

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto