Templates by BIGtheme NET

Hashim Thaçi i kërkon falje gazetarit: Nuk ka qenë qëllimi im të të fyej

Pas një debati me gazetarin Fitim Gashi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar fallje për sjelljen e tij.

Thaçi thotë se nuk ka patur asnjëherë si qëllim të fyejë Gashin apo gazetarët e tjerë.

“Në konferencën e djeshme u krijua një keqkuptim gjatë bashkëbisedimit që kisha me gazetarin e “Kohes Ditore”, Fitim Gashi.

Unë i kërkoj falje Fitimit dhe të gjithë atyre që kanë mundur të ndihen të fyer gjatë kësaj konference për shtyp, por ky nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë qëllimi im. Në rrugëtimin tim prej dy dekadave në politikë gjithmonë kam ruajtur respektin për punën e gazetarëve, si një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë.

Unë inkurajoj të gjithë gazetarët që mos të ndalen të zhurmojnë, të pyesin, të ngritin dilema për të gjitha temat që janë të interesit nacional.”, shkruan Thaçi.

Për debatin e djeshëm, ku Hashim Thaçi iu drejtua gazetarit Fitim Gashit “unë në emër të Vuçiçit sikur që flisni ju nganjëherë nuk mund të flas”, reagoi edhe Asociacioni i Gazetareve të Kosovës duke i kërkuar presidentit të mos përdorë etiketime të pabaza ndaj gazetarëve.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto