Templates by BIGtheme NET

Indonezia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Ishulli i shkatërruar indonezian i Lombok-ut goditet nga një tjetër tërmet, ndërkohë që ende vazhdon kërkimi për viktimat e tërmetit të së djelës.

Tërmeti me magnitudë 5.9 shkaktoi rrënimin e ndërtesave dhe panik te njerëzit, që tanimë sapo kishin përjetuar pasojat e një tërmeti të fuqishëm, ku humbën jetën 131 persona.

Punëtorët e shpëtimit ende po gërmojnë nëpër rrënoja dhe përpiqen t’u japin ndihmë të mbijetuarve të tërmetit të shkuar, shkruan BBC.

Numri zyrtar i vdekjeve qëndron në 131, por mediat lokale raportojnë shifra të larta deri në 347.

Qeveria thotë se më shumë se 1,400 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 156,000 janë shpërngulur.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto