Templates by BIGtheme NET

Izmir Smajlaj publikon VIDEON: Më dëmtuan imazhin duke manipuluar rezultatin

Izmir Smajlaj nuk ia doli të futet në zonën e medaljeve, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Ai u rendit i gjashti me kërcimin më të mirë të regjistruar 7.99 metra.

Por Smajlaj ka kundërshtuar këtë vlerësim, duke thënë se është manipuluar.

Ai ka publikuar një video dhe një foto, përmes së cilave tregohet qartë se atleti shkodran ka qenë mbi 8 metra, në hedhjen e tretë të regjistruar si 7.43 m.

Smaljaj tha se së bashku me Federatën Shqiptare të Atletikës, e kanë denoncuar këtë gabim dhe presin vendimin final të IAAf. Ai shprehet se ky manipulim në rezultate i ka dëmtuar atij imazhin ndërsa e ka prekur edhe moralisht.

“Të nderuar miq, 
Si fillim dua t’iu falenderoj për mbështetjen e vëmendjen që më kushtuat këto 2 ditë në garën time kualifikuese dhe finale. 
Por, më vjen keq që dhe në “Kampionatin Europian” të zhvilluar në Berlin, të ketë manipulime në rezultat ( mund të shikoni videon për të parë të vërtetën e kërcimit të 3-të i cili u deklarua 7,47m e më pas ma dhanë 7,73m, duke mos qenë të vërteta asnjë prej tyre ). Ky gabim tepër i rëndë dhe tepër i qartë për të gjithë, më dëmtoi imazhin tim si Kampion Europian i sallave të mbyllura aktual, si dhe më dëmtoi moralisht që të isha në zonën e medaljeve këtë vit. Unë, si atlet dhe bashkë me “Federatën Shqiptare të Atletikës”, kemi denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si në IAAF, dhe gjatë kohës po bëhen verifikimet e duhura. Shpresoj më të mirën! 
Ju falenderoj e ju premtoj që në vazhdim do të ngjitem në podium në çdo kampionat për të nderuar Shqipërine dhe shqiptarët!, shkruan Smajlaj. 

Atleti u shpall kampion Europe vitin e kaluar, në garat me salla të mbyllura, në Beograd të Serbisë, me kërcimin më të mirë 8.08 metra.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto