Templates by BIGtheme NET

‘Mirë se vjen në Serbi’, i dashuri i Dua Lipa’s bën për vete shqiptarët me përgjigjen që i kthen këtij komenti

Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë që prej ditës së djeshme, për festivalin “Sunny Hill”. Këtë radhë në vizitën e saj në Kosovë, Dua ka marrë me vete edhe të dashurin e saj, Isaac Carew.

Ish-modeli dhe shefi i gatimit nuk i ka rezistuar dot publikimit të një fotoje, ku shkruan se është në Prishtinë.

Mirëpo atij i kanë mbërritur komente, ku i thonë ‘Mirë se vjen në Serbi”.

Isaac nuk ka ngurruar të kthejë një përgjigje: “Gjeografia nuk është pika jote e fortë, apo jo?”.  Përmes kësaj përgjigjeje, Issac me siguri i ka bërë për vete të gjithë shqiptarët dhe fansat e Dua-s.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto