Templates by BIGtheme NET

‘Qep-shqep Sheshin Skënderbej’, sërish punime në qendër të Tiranës (VIDEO)

Punimet pranë Sheshit Skënderbej në qendër të kryeqytetit vazhdojnë. Pavarësisht se zona u rikonstruktua në 2017-ën, duket se ka akoma nevojë për punime.

Avokati Altin Goxhaj ka publikuar një video, ku shihet se si mbrëmë në darkë kanë nisur punimet me mjete të rënda, për të shembur rrugën krah Muzeut Kombëtar. Nga videoja duket qartë se s’i po hiqen edhe pllakat e shtruara një vit më parë.

“Qep shqep qep shqep qep shqep qep shqep qep shqep qep shqep q.. shk.. Sheshin Skënderbej dhe “Unazën e Vogël” që e bëri me paratë tona të marra me gjoba për spitale dhe shkolla.. dhe lekët që na merr për parkimin para shtëpisë!”, shkruan Goxhaj krahas videos.

Më 10 qershor u inaugurua Sheshi Skënderbej, ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ky shesh është ‘sheshi i identitetit tonë kombëtar e evropian’, ndërsa shtoi se i dridheshin gjunjët për herë të parë në jetën e tij.

“Besojeni ose jo është hera e parë në jetën time politike që nuk shkruaj dot një fjalim, hera e parë që mua me dridhen gjunjët. Kam kaluar në këtë shesh para disa javësh me Lindën (bashkëshorten e tij) vetëm, dhe nuk i mbaja dot lotët, sepse e kam besuar shumë fort, në zemër e në mendje me gjithë fuqinë e qenies sime se Shqipërisë, Tiranës i duhej ky shesh. Ka pasur momente që jam dorëzuar, kam menduar se ky shesh nuk do të bëhej kurrë dhe kur ecëm atë natë me Lindën më dukej e pabesueshme, por e mrekullueshme, që megjithëse zgjati plot 10 vjet, sheshi i ‘Skënderbeut’ rilindi dhe ambicia jonë për Tiranën fitoi”, deklaroi kryeministri Rama në ceremoninë e hapjes.

Por s’kaloi shumë dhe pllakat e sheshit u thyen dhe aty pati nevojë për ndërhyrje të tjera. Ndërsa mbrëmë kanë nisur punimet fare pranë sheshit, në pjesën e pasme të Muzeut.

Dy muaj më parë, një shi i rrëmbyeshëm përmbyti sheshin e rikonstruktuar, po kështu ndodhi edhe Bibliotekën Kombëtare. Katet nën dhe të saj u përmbytën dhe 12 mijë libra u dëmtuan.

Biblioteka Kombëtare, për koicidencë ndodhet në të njëjtën zonë kanalizimesh me Bashkinë e Tiranës dhe “Sheshin Skënderbej”.

Si rrjedhojë lindën dyshimet nëse përmbytjet kanë ardhur si rezultat i dëmtimit të rrjetit të kanalizimeve?! Ky rrjet po ashtu u përfol se është dëmmtuar gjatë punimeve për rikonstruksionin e sheshit./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto