Templates by BIGtheme NET

Roma nuk dorëzohet për Suso, drejtuesit e Milan e konsiderojnë të pashitshëm

Drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend të dorëzohen përballë ofertave për sulmuesin Suso, me menaxherin e përgjithshëm Leonardo dhe trajnerin Gennaro Gattuso që e shohin spanjollim si futbollistin kryesor në “San Siro”.

Por pavarësisht kësaj, Roma është shumë e indinjuar për të rrëmbyer firmën e tij, me agjentin e Suso, Alessandro Luçi që ka vizituar zyrat e kryeqytetasve.

Megjithatë, “Sky” beson se pavarësisht komenteve të tyre publike, kuqezinjtë nuk e konsiderojnë Suso si të pashitshëm, me Leonardo që kërkon në pjatë një ofertë prej të paktën 30-35 milion euro për të nisur negociatat. Kujtojmë që merkato e verës në Seria A mbyllet më 17 gusht dhe deri atëherë gjithçka mund të ndodh.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto