Templates by BIGtheme NET

‘Sa poshtë mund të shkojë Theresa May?’, plasin talljet me kryeministren pas nderimit që i bëri princit William (VIDEO)

Të nderohen mbretërorët në Angli është një gjë e zakonshme, por kryeministrja Theresa May ka mënyrën më të çuditshme për t’u përkulur përpara Dukës së Kembrixhit, princit William.

Theresa  May ditën e djeshme, gjatë një ceremonie për nderimin e trupave ushtarake që luftuan në betejën e Amiens-it gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri një përkulje të vështirë para dukës.

Ajo e zgjati këmbën më shumë se çduhet dhe u përkul shumë poshtë. Por përveç kryeministres May, duket se askush tjetër nuk e vrau mendjen për t’u përkulur para dukës, mjaftoi vetëm një shtrëngim dore.

Videoja e momentit të përkuljes së kryeministres britanike, është komentuar shumë në rrjet, saqë kishte edhe nga ata që propozonin mbledhjen e parave për t’i mësuar May-t se si duhet të përkulet para dukës pa shumë dhimbje e mundim, dhe që t’i ketë sa më shumë hije. Madje ‘Daily Mail‘ i kushton një titull këtij momenti: “Sa poshtë mund të shkosh kryeministre?”

Kjo nuk është hera e parë që May ka momente të tilla të sikletshme. Sa herë që kryeministrja takohet me ndonjë pjesëtar të familjes mbretërore, bën nga përkuljet e saj të çuditshme.


MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto