Templates by BIGtheme NET

Tërmeti në Indonezi i mori jetën 131 personave, ‘Facebook’ kërkon ndjesë për statuset me tullumbace

Tërmeti i së djelës i mori jetën më shumë sesa 130 personave në Lombok të Indonezisë. Të shumtë ishin njerëzit që uronin të kishte sa më shumë të mbijetuar në rrjetet sociale.

Por kur ata shkruanin fjalën ‘selamat’ që do të thotë ‘ të mbijetuar’, Facebook-u automatikisht i shndërronte postimet në animacione me tullumbace, pasi kjo fjalë ka edhe kuptimin “Urime”.

‘Facebook’ tha se ky funksion ishte në dispozicion globalisht, shkruan “BBC”. Në Mbretërinë e Bashkuar mund të shkaktohet duke postuar një status me fjalët “urime”.

“Na vjen keq që u shfaq në këtë kontekst fatkeq dhe që atëherë e fikëm funksionin lokalisht. Ngushëllojmë njerëzit e prekur nga tërmeti,” thuhet në prononcimin e FB për “Motherboard”.

Autoritetet thonë se më shumë se 156,000 njerëz janë zhvendosur nga tërmeti dhe numërohen 131 viktima. Dhjetëra mijëra shtëpi janë shembur.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto