Templates by BIGtheme NET

Thaçi emëron të dënuarin për korrupsion në Serbi anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi të enjten pesë anëtarë nga nëntë anëtarë që ka gjithsej  të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, në mesin e të cilëve edhe një gjykatës serb, për të cilin pohohet se ka ikur nga Serbia për të shmangur një dënim me heqje lirie nën akuzat për korrupsion.

Radomir Laban, në muajin maj kishte marrë votat e 71 deputetëve të parlamentit të Kosovës për të shërbyer në Gjykatën Kushtetuese si përfaqësues i komunitetit serb.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të opozitës reaguan atëbotë ndaj vendimit të parlamentit, duke kërkuar verifikimin e të votuarit.

Atëkohë zyra e presidentit Thaçi tha se “për shkak të dyshimeve të ngritura për të kaluarën e z. Laban, Presidenti i Republikës se Kosovës nuk do ta bëj dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”.

Nuk pati ndonjë shpjegim nga zyra e presidentit nëse kjo ka ndodhur, por emri i gjyqtarit vazhdon të jetë në listën e të kërkuarve nga Beogradi.

Sipas autoriteteve në Serbi, Radomir Laban, ish zyrtar i doganave, ishte dënuar në vitin 2012 me gjashtë vjet heqje lirie, si pjesë e një grupi prej shtatë doganierësh dhe dhjetë afaristësh të akuzuar për kontrabandë milionëshe.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto