Templates by BIGtheme NET

Alzajmeri mund të shërohet, testi i parë rezulton i suksesshëm

Alzajmeri është një nga sëmundjet më të përhapuara, e cila prek kryesisht moshën e tretë.

Por një studim i kryer nga shkencëtarët në Washington University School of Medicine tregon se kjo sëmundje mund të kurohet.

Ky studim mund të ofrojë një mënyrë të re për parandalimin e sëmundjes para se simptomat e para të nisin të shfaqen.

Deri tani eksperimentet janë kryer mbi minjtë dhe kanë rezultuar pozitive. Njerëzit që e kanë këtë sëmundje u zhvillohen në tru pllakat amiloide beta. Këto ndërtohen në tru dhe sipas shkencëtarëve, ndërhyjnë në sinjalet neural duke shkaktuar probleme konjitive dhe humbje të memories, por me anë të këtij eksperimeni ato shkatërrohen.

Nëse eksperimenti do të ketë të njëjtat rezultate te njerëzit, njësoj si te minjtë, atëherë mjekësia do të ofrojë një mundësi efektive për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes.

Alzajmeri ka qenë për vite me radhë një nga sëmundjet më misterioze edhe pse janë hedhur miliona para ende nuk është gjetur kurimi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto