Templates by BIGtheme NET

Arratiset nga policët si në filmat e Hollywoodit (Video)

Një 25-vjeçar ka mundur t’u shpëtoj policëve që e kishin arrestuar si në filmat e Hollywood-it.

“Chicago Tribune” shkruan se kjo ngjarje ka ndodhur në një burg në Indiana, ku 25-vjeçari Michael Maldonado, i cili ishte arrestuar po dërgohej në burg me dy patrulla të policisë.

25- vjeçari ka  shfrytëzuar pakujdesinë e policies, të cilët  parkuan veturat brenda garazhit dhe në momentin që po mbyllej në mënyrë automatike dera gjigante, ai doli nga vetura dhe u iku para syve.

Dera më pas u mbyll dhe policët nuk arritën ta kapin. Për herë të fundit, ai  është parë i veshur me një bluzë të zezë, pa këpucë dhe me pranga në duar.

25-vjeçari kishte rënë në prangat e policisë për posedim të jashtëligjshëm të lëndëve narkotike.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto