Templates by BIGtheme NET

Ekzekutohet në mes të Shkodrës 53-vjeçari, dyshohet për hakmarrje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një person është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Guerile’, dhe Fatbardh Lici është personi të cilit i kanë qëlluar me armë zjarri. Ai nuk ka mundur t’i mbijetjë dot plagëve duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Ende nuk dihet se kush është autori apo autorët, por ndërkohë policia ka nisur hetimet. 

“Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, bën me dije policia.

Paraprakisht dyshohet se vrasja e Licit ishte për motive hakmarrjeje. Babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

 Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje shpërblyese nga burgu.

Ai ishte në burg pasi u dënua po për hakmarrje, pasi u gjet fajtor si i përshirë në dy vrasje, atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

Fatbardh Lici nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi ai është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg.

Kujtojmë se Kulla vetëm para disa ditësh është arrestuar në Kakavijë, ku tentonte të kalonte në Greqi me pasaportë të falsifikuar.

Kulla i shpëtoi një atentati pak muaj më parë, kur mbeti i plagosur. 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij dhe shpërthimi i shkaktuar rezultoi me pasoja për Kullën. Ai pësoi djegie në 25 për qind të trupit./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto