Templates by BIGtheme NET

Hidhet nga ura në Vjosë, zhduket 57-vjeçari

Një 57-vjeçar në fshtin Rapck në Përmet është hedhur nga ura mbi Lumin Vjosë duke mos dalë më prej andej.

Në vendngjarje kanë shkuar polumbarët të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 57 vjeçarit me iniciale N.S.

Sipas dyshimeve të para ai ka qenë në gjendje depresive.

Njoftimi  i policisë:

Më datë 09.08.2018, rreth orës 15:57, shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qënë në gjendje depressive”

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto