Templates by BIGtheme NET

Identikohet autori i masakrës në Vlorë, zbadhen arsyet e vrasjes së 8 personave nga fisi Zykaj

Është identifikuar autori i masakrës në fshatin Resulaj të Vlorës.

Sipas policisë bëhet fjalë për 24-vjeçarin Ridvan Zykaj, i cili dyshohet se është me të meta mendore.

Dyshohet se përplasja në fshat ka ndodhur për shkak të përplasjeve për pronat mes anetarëve të fisit.

Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit   ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto