Templates by BIGtheme NET

‘Kiki Challenge’ në tren, gjykata dënon tre të rinjtë (VIDEO)

Nëse keni një smartfon dhe të paktën një rrjet social, është e pamundur të mos keni dëgjuar për ‘Kiki Challenge’. Sfida e cila ka krijuar shumë debate për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

Njerëz që filmojnë veten e tyre duke kërcyer në mes të rrugës, ndërkohë që makina nga e cila kanë zbritur lëviz dhe ata duhet të ngjiten sërish mbi të.

Tre burra në qytetin perëndimor indian të Mumbai-t, do të pastrojnë një stacion hekurudhor për tre ditë si dënim pasi e bënë sfidën virale të Kiki-t në një tren.

“Dënimi” i tyre u vendos nga një gjykatës. Videoja e tre djemve portretizon mënyrën se si njerëzit në shtete të ndryshme indiane do të kryejnë sfidën e Kiki-t, video e cila ka më shumë se dy milionë shikime.

E quajtur edhe “Sfida ime e ndjenjave”, përfshin njerëz që vallëzojnë nën tingujt e këngës së artistit kanadez Drake.

Gjykatësi indian u tha tre të rinjve se ata kishin bërë “diçka të gabuar”, duke shtuar: “Tani do të krijoni ndërgjegjësim për publikun për tri ditët e ardhshme, që të gjithë ta kuptojnë se kjo ishte e gabuar dhe kjo ju rrezikon ju dhe të tjerët”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto