Templates by BIGtheme NET

Korrigjimet e kufijve të Kosovës, pistat e ndryshme

Ditët e fundit në qarqet politike në nivele të ndryshme po qarkullon gjithnjë e më shumë idea për një korrigjim të kufijve të Kosovës. Një ide e vjetër kjo për të cilën gadishulli i Ballkanit ka provokuar edhe luftra historike gjithnjë gjatë viteve.

Me shpallljen e Kosovës shtet i pavarur u duk sikur çështjet e kufijve u mbyllën por ditët e fundit deklaratat e Presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë nxjerrë në pah pistat për një ndryshim të territoreve.

Në disa deklarata resht Thaçi ka theksuar se do ketë një korrigjim tgë kufijëve ku tre komunat Medvegja, Bujanovci dhe Presheva do i bashkëngjiten Kosovës.

“Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore”- shkruan Thaçi në një postim në Facebook.

Nga pala Kosovare duket se kjo është një pistë se si do ndryshojë kufiri me Serbinë duke mos përmendur se çfarë interesash ka pala serbe dhe se e gatshme është ajo për lëshimin e Luginës së Preshevës. Në deklaratat e deri mëtanishme nga zyrtarë në Kosovë, veriu i vendit nuk lëshohet dhe se Mitrovica Veriore së bashku me Liqenin e Ujmanit nuk i jepen Serbisë.

Në një intervistë për REL kryenegociatori me Serbinë për Kosovën Avni Arifi e cilësoi përvetësimin e mundshëm nga Serbia të Liqenit të Ujamnit si agresion.

Sa i përket shtetit të Kosovës, liqeni i Gazivodës (Ujmani) është pjesë e shtetit të Kosovës, është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës dhe kushdo që pretendon ta përvetësojë bën agresion në shtetin e Kosovës”.

Sa i përket deklarimeve dhe mundësive për një shkëmbim të territoreve me Serbinë nisur nga deklaratat e Hashim Thaçit politikanë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj janë pozicionuar kundër ndryshimeve të territoreve pasi kërcënojnë stabiltetin në rajon.

Madje lidhur me këtë Thaçi pati edhe një përplasje në distancë me ish-kryeministri e Shqipërisë Hashim Thaçi.

“Personalisht unë kam qenë dhe jam gjithnjë për paprekeshmerinë e kufijve të Kosovës dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kundër çdo diskutimi për këto çeshtje”- prononcimi i Berishës në Facebook.

Pistë tjetër e bërë me dije nga deklaratat Serbe është lëshimi i territoreve të tre komunave në lindje të Kosovës, (Medvegja, Bujanovci dhe Presheva) në këmbim të pjesës veriore të Kosovës ku janë disa komuna me shumicë serbe por me vlera të mëdha ekonomike, ku përfshihen Liqeni i Ujmanit, dhe minierat e Trepçës.

Në një intervistë Presidenti Vuçic është shprehur se do përfitojë sa më shumë territor që të jetë e mundur nga Kosova por pa bërë me dije ekzakte se kë pjesë synon.

Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, por unë do përpiqem që të marr çfarë të mundem dhe në fund nuk është një humbje totale apo një fitore totale”- shprehet ai për Globus.

Për pistat e ndryshme për korrigjimin e kufijve të Kosovës pak ditë më parë sipas një burimi diplomatik francez në Bruksel të publikuar në Syri. net,” Hashim Thaçi po mendon tërheqjen nga Mitrovica me argumentin se nuk e marrim dot nën kontroll dhe një bashkim të copave të mbetura të Kosovës me Shqipërinë duke e zhdukur de facto Kosovën si shtet të krijuar pas 100 viteve mbijetesë, mijëra të vrarëve për liri dhe dhjetë vjet përpjekje për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare”.

Për një shkëmbim të mundshëm të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës zyrtarë të shumtë dhe njohës të marrëdhënive ndërkombëtare janë shprehur kundër këtyre planeve pasi destabilizojnë Ballkanin.

Ish-kryeministri suedez e konisderon propozimin e ndarjes si një recetë për paqëndrueshmëri gjeopolitike në një shkrim në The Washngton Post.

Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit, diskursi po ngadalësohet duke propozuar ndarje të reja në rajon, që është një recetë për paqëndrueshmëri gjeopolitike”- shkruan Karl Bild.

Deri më tani nisur nga deklaratat dhe shkrimet në media këto janë pistat për një ndryshim të mundshëm për korrigjimin e kufijve të Kosovës deri në daljen e dokumenteve zyrtare në marrëveshjen përfundimtare e cila po përgatitet të firmoset në Bruksel midis Presidentit Thaçit dhe homolgut të tij Serb Vuçiç/ Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto