Templates by BIGtheme NET

Kush është i riu, që masakroi 8 persona e shoi 2 familje në Vlorë

Një masakër ka ndodhur në Vlorë para pak çastesh ku deri tani kanë mbetur të vdekur 8 persona, ndërsa të plagosur kanë mbetur 7 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj dhe viktimat dyshohet se janë nga dy fise, ndërsa janë qëlluar nga një person që dyshohet se ka probleme mendore.

Krimi i rëndë në Vlorë dyshohet se ka ardhur pas një konflikti mes disa personave.

Sipas policisë, dyshohet se personi që ka kryer masakrën dyshohet të jetë një 24 vjeçari, i cili pas krimit është larguar nga nga vendngjarja.

Janë zbardhur emrat e viktimave që mbetën të vrarë në masakrën në fshatin Resulaj të Vlorës. Autori është identifikuar si Ridvan Zykaj, kurse 7 nga 8 viktimat janë; Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjeç) dhe Ledion Zykaj (6 vjeç). Ndërkohë nuk është identifikuar ende emri i viktimës së tetë.

Dyshohet se Ridvan Zykaj ka përdorur 2 karikatorë automatike dhe në pak minuta ka vrarë 8 personat.

1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)

Prindërit e autorit janë të shoqëruar në Polici  dhe po merren në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit   ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto