Templates by BIGtheme NET

Pandeli Majko për median amerikane: Më kanë kërcënuar

Ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ka deklaruar për median amerikane “Fox News” se e kanë kërcënuar.

Në një artikull mbi planet e Iranit në Europë, përmendet edhe ministri Majko i cili thotë se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar duke i thënë se duhet të rrisë sigurinë ‘pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij’.

“Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.
Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.

Teksa tha se strategjia e Iranit në rajon është ‘e pashembullt’, shtoi gjithashtu për Fox News: ‘Nuk kam frikë’.

Një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit i konfirmoi Fox News se autoritetet shqiptare arrestuan dy iranianë për akuzat e terrorit në fillim të këtij viti.”, thuhet në artikullin e medias amerikane.

Në këtë artikull thuhet se Irani po planifikon të vendosë terror në Europë, ndërkohë që ‘BE po përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump’.

Po ashtu në artikull thuhet se regjimi Iranian ka komplotuar operacione në Shqipëri dhe në Paris, të ngjashme me operacionet që ISIS kreu për të sulmuar turmat e mëdha dhe për të shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë.

 “Këto komplote u vendosën dhe u planifikuan në një trup, i quajtur Këshilli i Lartë Kombëtar i Sigurisë. Këto komplote u miratuan nga Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit dhe u besuan MOIS (Ministria e Inteligjencës e Republikës Islamike) për t’u kryer”, ka thënë Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e ‘Fox News’ / Titulli redaksional

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto