Templates by BIGtheme NET

Para koncertit, Dua Lipa feston me të dashurin nën ritmin e këngëve shqiptare (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme Dua Lipa do të jetë e zënë me koncertin e saj “Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, koncert i cili do vazhdojë edhe në datat 11 dhe 12 gusht, por duket se pavarësisht kësaj nuk ia ka mohuar vetes një mbrëmje me njerëzit e saj të dashur.

Mbrëmë i gjithë stafi i festivalit ka festuar në një vend privat dhe i dashuri i Dua-s ka qenë po ashtu i pranishëm.

Issac Carew ka publikuar disa video nga festimet e mbrëmshme, ku sëbashku me Dua-n kërcejnë me këngën e Ledri Vulës dhe Lyrical Son ‘Princess Diana”.

Po ashtu Issac dhe Dua duket se kanë kërcyer edhe këngën “Kuq e Zi je ti” dhe vetë Issac e shoqëron videon me simbolin e duarve duke formuar shqiponjën me dy krerë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto