Templates by BIGtheme NET

Përmbytjet në Francë, evakuohen 1600 persona

Rreth 1,600 personave janë evakuuar pas përmbytjeve të shkaktuara në jug të Francës. Ministri i Brendshëm Gerard Collomb tha: ‘Qindra shpëtimtarë me ndihmën e helikopterëve evakuan rreth 1,600 njerëz, shumica prej të cilëve kampistë”.

Sipas ministrit, situata më e vështirë paraqitet në rajonin e Gard, ku ishin 119 fëmijë, shumica prej tyre nga Gjermania, të cilët u evakuan nga kampingu i tyre në Saint-Julien-de-Peyrolas.

Autoritetet raportojnë se është zhdukur një burrë gjerman, 70 vjeç, i cili monitoronte fëmijët në kamp.

Katër prej fëmijëve gjermanë u shtruan në spital për hipotermi në Bagnols-sur-Ceze. Ata ishin në mesin e 10 personave të shtruar në spital me lëndime të lehta.

Më shumë se 400 zjarrfikës, policia dhe helikopterët janë angazhuar për të evakuuar personat që kanë mbetur të bllokuar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto