Templates by BIGtheme NET

Prindërit e Melanie Trump marrin nënshtetësinë amerikane

Prindërit e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump janë bërë më në fund shtetas amerikanë.

Beteja e tyre për të marrë nënshtetësinë amerikane ka përfunduar ditën e djeshme, më 9 gusht 2018 dhe tanimë zyrtarisht mund të thuhet se Viktor dhe Amalija Knavs janë amerikanë, shkruan The Guardian.

Viktor dhe Amalija Knavs, të dy në të 70-at, bënë betimin në një ceremoni private në New York City.

Emigrantët sllovenë, një ish-tregtar makinash dhe punonjësja e fabrikës tekstile, u takuan së bashku në 1966, në qytetin e vogël të Sevnicës në Jugosllavi, tashmë Sllovenia.

Viktor Knavs është 74 vjeç, dy vjet më i vjetër se dhëndri i tij Donald Trump, ndërsa Amalija është 73 vjeç.

Vajza e tyre Melania, lindi në vitin 1970 në Novo Mesto dhe u rrit në Sevnica.

Ata kanë edhe një vajzë tjetër, Knauss, që është artiste.

Avokati i prindërve të Melanie-së, Michael Ëildes, tha se çifti Knavses aplikonin për shtetësine e tyre dhe nuk morën ndonjë trajtim të veçantë.

Ai konfirmoi se kartat e tyre të gjelbra janë sponsorizuar nga zonja e parë.

Donald Trump, ka propozuar që të përfundojë në konfirmimin e nënshtetësisë shumica e emigracionit të bazuar në familje, të cilin ai i referohet si “migrimi zinxhir”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto