Templates by BIGtheme NET

Rusët të shqetësuar nga baza e NATO-s “Kërcënimin për formimin e Shqipërisë të Madhe”

Plani i NATO-s për ndërtimin e bazës në Kuçovë ka shqetësuar Rsuët të cilët në media e kanë pasqyruar si një kërcënim për  ndërtimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Ekspansioni i infrastrukturës së NATO-s, në Shqipëri nuk është suprizë dhe si pjesë e zgjerimit të SHBA dhe NATO-s për të promovuar “Shqipërinë e Madhe”.

Portali mediatik rus FRN e pasqyron Ballkanin si “ beteja e ardhshme gjeopolitike në fushatat e destabilizimit të Atlantikut nëpërmjet skemës së “Shqipërisë së Madhe”. 

Në këtë kontekst, krijimi i një baze të NATO-s në Shqipëri padyshim që përfaqëson fillimin e operacioneve të reja të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konflikteve në rajon. 50 milionë euro të parashikuara për projektin e bazës ajrore ka të ngjarë të gjejnë rrugën e tyre për të nxitur gjakderdhjen e re në formën e separatizmit radikal shqiptar në shtetet fqinjë, është një mundësi që FRN të vazhdojë të monitorojë në kontekstin e NATO- Skema e “Shqipërisë së Madhe”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto