Templates by BIGtheme NET

SHBA dyfishon tarifat për produktet turke, lira në rënie drastike

Presidenti Trump nëpërmjet një njoftimi bëri me dije se SHBA dyfishoi tarifat ndaj produkteve Turke.

Produktet e çelikut dhe aluminit turk do jenë subjekt i dyfishimit të tarifave pasi në këto dy zëra Turqia është eksportues kryesor në botë.

Këto ditë me eskalimin e luftës tregtare, lira turke ka pësuar një rënie drastike kundrejt monedhave të huaja si dollari dhe euro duke humbur më shumë se 7% në vlerë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte qëndruar në heshtje të plotë gjatë gjithë javës, ndërsa monedha turke shënonte çdo ditë rënie, shprehu besim për situatën.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto