Templates by BIGtheme NET

‘Shumë romantike’, Kim Jong Un çon gruan të shohë fabrikën e peshkut (FOTOT)

Agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut ka publikuar një set fotografish të liderit të vendit, Kim Jong-un, i cili i veshur me një bluzë të bardhë, vizitoi një fabrikë me bashkëshorten e tij Ri Sol-ju.

Në një kohë kur një valë e nxehtë ka goditur gadishullin Korean në javët e fundit, Kim vendosi ta heqë xhaketën, të cilën në shumë prej imazheve shihet që po e mban gruaja e tij në dorë.

Emisioni i mëngjesit në ‘Fox News’, “Fox and Friends’, e cilësoi këtë vizitë të Kim dhe gruas së tij në fabrikë si shumë romantike. Po po, ‘romantike’.

“Duket se Kim Jong-un është mjaft romantik,” tha gazetari Jillian Mele duke komentuar fotografitë. Ndërsa Ainsley Earhardt tha gjithashtu se takimi ishte “shumë romantik”, ndërsa Steve Doocy tha se imazhet tregojnë “anën më të butë të diktatorit … ai është duke qeshur”.

E gjithë vizita në fabrikën e peshkut u trajtua si një takim i Kim Jong Un me të shoqen, por a ishte ky vërtet një takim dashurie? Edhe vetë Agjencia e lajmeve në Korenë e Veriut nuk e ka raportuar si të tillë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto