Templates by BIGtheme NET

Të moshuarit arratisen nga azili, tërë natën festojnë në koncert  (FOTO)

Për të provuar se kurrë nuk je shumë i vjetër për të festuar, dy burra janë arratisur nga shtëpia e të moshuarve në Gjermani për të ndjekur festivalin më të madh të muzikës heavy metal.

Sipas medias gjermane ‘Deutche Welle’, azili i pleqve kontaktoi policinë pasi vunë re se dy të moshuar mungonin.

Më vonë autoritetet i zbuluan ata në festival rreth orës 3 të mëngjesit, të lodhur dhe të çorientuar. Pas festës ata u dërguan sërish në azil.

Autoritet thanë se dy të moshuarit udhëtuan rreth 25 milje nga Dithmarscher deri në Hamburg, për të ndjekur “Wacken Open Air”.

Festivali çdo vit tërheq rreth 75,000 adhurues të rrokut nga e gjithë bota, sipas faqes së festivalit në Facebook.

Rrjetet sociale u mbushën me foto të të moshuarve të cilët festonin, por tanimë policia i ka tërhequr deklaratat e fillimit duke thënë se në të vërtetë dy të moshuarit nuk kishin qenë kurrë në festival. Por me fotot e publikuara, kjo deklaratë e policisë u hodh poshtë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto