Templates by BIGtheme NET

Vasili: Rama pjesë e axhendave të errëta anti-Kosovë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një intervistë për Reprot Tv ka folur për situatën politike në vend dhe në rajon për temën më të deabtuar atë të korigjimit të kufijve.

Sipas Vasilit teza për korrigjim kufijsh është shumë e rrezikshme dhe mund të ketë dimesione të pakontrolluara, dhe dialogu midis dy vendeve duhet të ndërtohet mbi bazën e integritetit territorial.

Ky dialog është i rëndësishëm, nuk duhet dhe nuk mund të ndalet. Por dialogu mbi një tezë e tillë është shumë e rrezikshme, mund të jetë e dimensioneve të pakontrolluara. Dialogu duhet të ndërtohet mbi bazën e integritetit territorial, bashkëjetësës dhe vendosja e dialogut në nivelin e barazisë. Dialogu duhet të jetë i barabartë, por si mund të jetë i barabartë dialogu kur Serbia nuk e njeh Kosovën”- u shpreh Vasili.

Vasili më tej vuri në dukje se edhe Rama është pjesë e axhendave të errta për ndarjen e Kosovës duke i’u referuar shkrimit të ish-Kryeministrit suedez Karl Bild.

Për momentin kemi këtë gjë, ditë për ditë po zbardhen elemente të reja. Jam tronditur shumë vërtet pak minuta para se të vija te ju kur lexova një intervistë të rëndësishme të z.Karl Bild, politikan i dimensionit botëror, administrues i Bosnjes kohë më parë, i cili përsa i përket shkëmbimit të kufijve, e ndante  dhe kryeministri Rama në një bisedë që kishte pasur me të, pra që kryeministri i Shqipërisë, e mbështetste...”

Më tej Vasili foli edhe për situatën e ecusrisë së vettingut ku shprehu shqetësim mbi mos qëndrimin në një mendim midis ONM dhe KPK mbi vendimet për subjektet e vlerësuara.

“ONM kanë ankimuar 6 zyrtarë. Do të ishte e mirë që KPK dhe ONM të ishin në një rrallë. Por çfarë ka ndodhur? Në vend që subjektet e shkarkuara që të apelonin vendimet, ankesat vijnë nga ndërkombëtarët. Vetingu ka krijuar tensione edhe tek Komisioni i Venecias.

Nga ana tjetër, Rama duhet të qëndronte i qetë. Pse duartroket? Është fakt që ai gëzon sa herë që shikon se e ka kapur mirë nga duart e tij”-tha Vasili.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto