Templates by BIGtheme NET

Vetëvritet politikania anti-emigrantë në Holandë, pretendonte se ishte përdhunuar nga myslimanët

Një këshilltare e qytetit të Hagës dhe anëtare e Partisë së Lirë kundër emigrantëve është vetëvrarë, pak orë pas publikimit të një videoje në Facebook në të cilën ajo pretedonte se ishte përdhunuar nga myslimanët si pjesë e një fushate frikësimi.

W illie Dille, 53 vjeç, njoftohet se humbi jetën të mërkurën, dy ditë pasi kishte postuar në Facebook vidon ku pretendonte se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga një bandë muslimane mbi një vit më parë.

Dille shërbeu si deputete për Partinë e Lirisë kundër emigrantëve nga 2010-2012 përpara se të kthehej në selinë e saj në këshillin e eytetit të Hagës. Udhëheeësi i partisë, Geert Wilders, njihet si një kritik i hapur i Islamit.

Vetëvrasja u konfirmua nga kreu lokal i Partisë së Lirisë, Karen Gerbrands, i cili tha se Dille “nuk mund ta mbante atë eë kishte ndodhur me të dhe reagimet eë kishte pasur”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto