Templates by BIGtheme NET

Zjarri në Greqi/ Publikohet lista me emrat e viktimave, më i vogli foshnja 6-muajshe

Dy javë pas zjarrit në rajonin e Atikës, që i mori jetën plot 94 personave, sot është bërë publike lista me emrat e viktimave.

Media greke ‘Kathimerini’ shkruan se ka qenë Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ai që publikoi listën e personave që humbën jetën nga zjarri, emrat e të cilëve janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.

Mes viktimave kanë mbetur të paidentifikuar edhe dy persona, pasi asnjë prej të afërmve nuk është paraqitur për të dhënë AND-në, ndaj në listë janë vetëm 92 emra.

11 fëmijë ishin në mesin e viktimave, ku më i vogli në moshë ishte një foshnjë 6-muajshe.

Nga zjarri që rezultoi vdekjeprurës kanë humbur jetën edhe katër persona të huaj, një grua nga Polonia bashkë me fëmijën e saj, si dhe dy burra, njëri nga Irlanda dhe tjetri nga Belgjika.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto