Templates by BIGtheme NET

Pas 12 orësh në arrati, si iu vunë prangat të dyshuarit për masakrën me 8 viktima (FOTO)

Pas 12 orësh në arrati, kapet i dyshuari kryesor për masakrën që ndodhi mbrëmë në Selenicë, ku humbën jetën 8 persona.

Ridvan Zykaj, 24-vjeçari që dyshohet për vrasjen e mbrëmshme, u kap në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në fotot e publikuara nga policia, shihet Zykaj i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë të zezë, në momentin e arrestimit.

Pavarësisht se mbrëmë vrau 8 persona, Zykaj duket i qetë dhe shikon madje edhe drejt kamerës.

Konflikti i të riut me familjen Zykaj ku kreu masakrën, kishte nisur para 5 vitesh. Familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 5 pula deti.
Siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, pasi brenda 5 vitesh inatet mes tyre janë shtuar. Disa ditë më parë, një tjetër debat kishte ndodhur mes tyre për bagëtitë.

Autori i dyshuar së bashku me familjarë të tij, kishin qenë dje në një drekë familjare tek një kushëriri.

Ditën tjetër, ndërsa dyshohet se ka qenë ende nën efektin e alkolit, i riu pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur. Më pas ka vrarë edhe gruan e Demirit, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Por nuk është ndalur me kaq.

Ridvani është drejtuaredhe te shtëpia tjetër ngjitur, ku ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.”, bën me dije policia.

Fillimisht dyshohej që Ridvan Zykaj ishte me probleme mendore, për shkak edhe të përmasave të rënda të krimit, por më pas rezultoi se i riu nuk kishte kartelë në psikiatri dhe nuk kishte probleme të karakterit mendor./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto