Templates by BIGtheme NET

Protesta të ashpra kundër qeverisë në Rumani, 440 të plagosur (VIDEO)

Qindra njerëz kanë mbetur të plagosur pas një priteste anti-korrupsion në Bukuresht.

Protestuesit përbëheshin kryesisht nga emigrantë, të cilët i bënin thirrje qeverisë të japë dorëheqjen.

Por protesta u përshkallëzua në dhunë dhe policia nisi të përdorte topa me ujë dhe gazlotsjellës ndaj protestuesve.

Sheshi Victoriei i Bukureshtit u kthye në një skenë të përleshjeve të dhunshme me policinë që i paralajmëroi protestuesit se nuk do t’i toleronin trazirat.

Të paktën 440 persona, përfshirë 24 xhandarë, morën ndihmë mjekësore pasi u lënduan në tubim, thanë autoritetet.

RT shkruan se të paktën 65 prej tyre u transportuan në spital, nëntë prej të cilëve ishin xhandarë.

Protestuesit ngritën zërin kundër korrupsionit, pagave të ulëta dhe përpjekjeve nga PSD për të dobësuar gjyqësorin.

Nisur nga shoqatat e diasporës, rumunët që jetonin jashtë shtetit tundnin flamurin e Rumanisë dhe flamurin e BE-së dhe këndonin slogane kundër qeverisë dhe Partisë Social Demokratike (PSD).

Ata gjithashtu mbanin parulla që lexonin “Qytetarët kanë të drejtën dhe detyrën për të mbrojtur Rumaninë” dhe “Jo: Rumania e Korruptuar, Deputetët e Korruptuar”.

Të paktën 30 ambulanca, tre motoçikleta të shërbimeve emergjente dhe 13 motorë zjarri mbërritën në vendngjarje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto