Templates by BIGtheme NET

Tërmeti në Indonezi, shkon në 387 numri i të vdekurve

Shtohet bilanci i viktimave të tërmetit që goditi ishullin e Lombok në Indonezi. Numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 387, ndërsa pritet ende një shtim i tyre.

 Autoritetet po ashtu bëjnë me dije se mijëra njerëz zhvendosur pasi ende nuk kishin ujë të rrjedhshëm, ushqim dhe ilaçe.

Tërmeti me magnitudë 6.9 goditi ishullin e Lombok ditën e djelë, duke shkatërruar dhjetëra-mijëra shtëpi, xhami dhe biznese.

“Pritet që bilanci i viktimave të vazhdojë të rritet, sepse viktimat ende janë nën baltë ose nën rrënoja. Njerëzit që kanë humbur jetën gjithashtu nuk janë regjistruar të gjithë apo nuk janë raportuar”, tha zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Natyrës Indoneziane për Fatkeqësitë Natyrore, Sutopo Purëo Nugroho.

Numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre u rrit në 387,000, ndërsa raportohet për  13.000 të plagosur, shkruan RTL.

Tërmeti është ndier edhe në ishullin fqinj të Bali-t, ku humbën gjithashtu jetën dy persona.

Shumica e personave të zhvendosur flenë në çadra afër rrënojave të shtëpive apo strehëzave të tyre. Edhe pse gjashtë ditë pas tërmetit, disa ende nuk kanë marrë ndihmë mjekësore, veçanërisht në zonat malore të veriut.

“Vështirësia kryesore qëndron në shpërndarjen e ushqimit. Shumica e rrugëve në Lombokun e veriut u dëmtuan nga tërmeti “, tha Sutopo Purëo Nugroho.

Një tjetër tronditje e fuqishme me magnitudë 5.9 ballë u ndie përsëri të enjten, duke shkaktuar panik.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto