Templates by BIGtheme NET

Vuçiç pro ndarjes së serbëve dhe shqiptarëve: Nuk e fsheh një synim të tillë

Presidenti serb, Vuçiç, është shprehur pro idesë së ndarjes së serbëve dhe shqiptarëve.

Deklaratat e tij vijnë pas zhurmës që shkaktoi në politikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë propozimi i presidentit të Kosovës, Thaçi, për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për “DW”, Vuçiç ka thënë se mbështet ndarjen mes serbëve dhe shqiptarëve dhe se kjo është pjesë e politikës së tij.

“Unë jam në favor dhe kjo është politika ime, për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe çfarë kujt i përket, është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme. Nuk e fsheh një synim të tillë, por, nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo dhe, nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia”, tha Vuciç.

Një sërë diplomatësh të rëndësishëm amerikanë dhe evropianë janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan por nxisin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto