Templates by BIGtheme NET

Arrestohet çiklisti i vetëm gjerman që ka fituar “Tour de France”

Jan Ullrich, i vetmi çiklist gjerman që ka mundur të fitojë “Tour De France”, u arrestua të premten pasi akuzohet se sulmoi një prostitutë në Frankfurt. Incidenti vjen një javë pasi 44-vjeçari u ndalua në Spanjë për një akt të dhunshëm.

Një zëdhënës i policisë gjermane tha për “AFP” se çiklisti ishte në paraburgim, duke shtuar se ai ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit në atë kohë.

Ullrich dyshohet se kërkoi shërbimet e një prostitutë në një hotel me pesë yje në Frankfurt, sipas “Bild”, por, sipas policisë, e sulmoi më pas atë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto