Templates by BIGtheme NET

Greqia në krizë për mjekë

Mungesat në mjekë kanë krijuar probleme në operacionet e departamenteve kryesore në disa spitale në Greqi.

“Ne kemi paralajmëruar se problemi i mungesës së personelit në spitale do të shpërthejë dhe spitalet do të kalojnë në kolaps”, ka thënë Panos Papanikolaou i Federatës së Sindikatave të Mjekëve Spitalorë Grekë, raporton “Kathimerini”.

Autoritetet nuk kanë ende ndonjë plan për të plotësuar mjekët që po largohen nga vendi, sipas Papanikolaou, i cili tha se 35-40 për qind e posteve të specialistëve janë të zbrazëta.

Spitalet në Agrinio dhe Tripoli dhe Thrasio në Athinën perëndimore janë ndër ata që janë prekur më keq.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto