Templates by BIGtheme NET

Italia drejt rikthimit të shërbimit ushtarak, Salvini mbështet fort idenë

 

Zëvendës-kryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme i Italisë Matteo Salvini deklaroi se mbështet idenë e rivendosjes së shërbimit ushtarak.

Lideri i partisë djathtiste Liga Veriore, Salvini, për televizionin shtetëror RAI komentoi idenë e vendosjes së shërbimit ushtarak, migracionin dhe lejet për armëmbajtje.

Ai theksoi se do të dëshironte që sërish të vendoset shërbimi ushtarak.

“Po punojmë në vërtetimin e shpenzimeve, mënyrës, periudhës kohore nëse të vendoset shërbimi ushtarak për disa muaj. Shërbimi publik mund t’ju sigurojë të rinjve, meshkuj dhe femra, një pjesë të arsimit që familjet nuk mund të ofrojnë”, shtoi Salvini, transmeton agjencia e lajmeve ANSA.

Ai u përqëndrua edhe në kushtet e këqija të punës që kanë emigrantët.

Ai sqaroi se në Evropë më së shumti armë ka në Zvicër.

“Atje nuk ka masakra, por vjedhësi mendon dy herë para se të hyjë në shtëpi, meqë ekziston mundësia që njerëzit në atë shtëpi të jenë të armatosur”, shtoi ministri Salvini.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto