Templates by BIGtheme NET

Luiza Gega nuk i’a del të fitojë medalje në Berlin, mjaftohet me vendin e katërt

Gega garoi në 3 mijë metra me pengesa, por edhe pse ishte në grupin kryesues në shumicën e kohës, mbylli gjithçka në vendin e katërt.

Shpresa kryesore e Shqipërisë për medalje arriti me meritë në fazën finale dhe medalja u duk pranë kur Luiza Gega nisi të ngulmojë fort për të kaluar me radhë metrat e parashikuar. Sportistja kuqezi ndërroi shpeshherë vendet me Karolin Grovdal dhe Geza Krauze, por edhe pse pengesat iu afruan fundit, lodhja e zbriti në vendin e katërt, e parakaluar edhe nga Fabien Shlumpf.

Në metrat finalë Krauze bëri një manovër të bukur që i dha medaljen e artë, ndërsa Luiza Gega tentoi deri në fund për bronzin, por pa arritur dot norvegjezen Grovdal, shumë pranë shqiptares. kronometri i kohës zyrtare regjistroi 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat për atleten tonë, që mbyll gjithsesi një evropian pozitiv në Berlin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto