Templates by BIGtheme NET

Skënderbeu fitues i Superkupës, Shehi fiton trofeun e parë në ndeshjen e parë si trajner

Skënderbeu është fituesi i Superkupës pasi fitoi me Laçin në sfidën e luajtur në Selman Stërmasi.

Korçarët fituan me rezultatin 3-2 me gola të shënuar të gjithë në fraksionin e dytë pas përfundmit të pjesës së parë pa gola.

Ishin kurbinasit të parët që shënuan të parët me Lushkja në minutën e 48’.

Më pas “Ujqërit e Dëborës” barazuan me Alitin në të 54’ ndërsa dyfishoi me Muzakën me penallti në minutën e 68’.

Për golin e tretë do mendonte Bregu në minutën e 71’.

Laçi më pas ngushtoi rezultatin në minutën e 84’ por pa e rrezikuar fitoren e Skënderbeun.

Për trajnerin e Skënderbeut është trofeu i parë i karrierës në ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto