Templates by BIGtheme NET

Të shtëna me armë pas festivalit në Mançester, plagosen 10 persona (Video)

Dhjetë persona janë dërguar në spital me lëndime pas të shtënave në zonën Moss Side të Mançesterit, sipas policisë.

Dhjetë persona pësuan lëndime të vogla ose të mëdha në atë që policia e Mançesterit e quan “një sulm i rrezikshëm”, raporton “Sky News”.

Zyrtarët e armatosur dhe të paarmatosur u thirrën në Claremont Road në Mançester pas të shtënave që u dëgjuan të shtunën në mbrëmje.

Karnavali i Karaibeve ishte zhvilluar në atë zonë, por kishte përfunduar disa orë para se të ndodhte incidenti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto